foto ritaRita Ora e ka hequr si friend nga Instagram-i partnerin e saj prej 9 muajsh Calvin Harris.

Saktësisht dy javë pas Krishtlindjes që kaluan së bashku, dhe 9 muaj pas lidhjes së hapur me Dj skocez Calvin Harris, duket se Rita Ora ka vendosur të ndërpresë marrëdhënien me të, së pari duke e hequr atë nga ndjekësit në profilin e saj në Instagram.

Duket se ka qenë përsëri distanca e largët dhe koha e pakët në shoqërinë e njëri-tjetrit, ajo që ka çuar në ftohjen e çiftit. Calvin ka qenë shumë i zënë me planet e tij, Rita po ashtu ka qenë e zënë me përgatitjet për albumin e saj të ri, por edhe me përgatitjet për rolin e ri te saj në filmin që pritet të fillojë së shpejti nga xhirimet, ‘Fifty Shades of Grey’.

Fillimisht çifti është parë shpesh në shoqërinë e njeri-tjetrit, sa në Las Vegas, rezidenca e përhershme e Harris, po ashtu edhe në Londër në vendbanimin e Rita Ora, por duket se angazhimet i kanë penguar ata të ruajnë më tej marrëdhëniet, pasi edhe gjatë Vitit te Ri ata kanë qenë të ndarë në programet e tyre.

Sipas te dhënave, Rita madje kish menduar edhe për një shpërngulje të saj në SHBA, për të qenë më pranë të dashurit të saj, por ftesa për pjesëmarrjen e Rita-s me një rol në filmin e ri që po përgatitet, duket se ka shuar çdo shpresë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here