Trilleri i 2016, “The Accountant” vazhdon. Aktori kryesor Ben Affleck, pritet të rikthehet , po ashtu edhe regjisori i filmit Gavin O’ Connor, sipas Deadline.

Filmi i Warner Bros flet për kontabilistin me autizëm, i cili detyrohet të përdorë mjeshtërinë e tij si vrasës, kur një klient i ri vendos në rrezik jetën e tij.

Filmi i 2016 pati mjaft sukses, teksa mblodhi 155 milionë dollarë kur buxheti i tij ishte 44 milionë. Affleck do ta shohim dhe në rolin e Bruce Wayne (Batman), në serinë e radhës “Justice League”, ndërsa O’Connor po punon me trillerin Atlantic Wall me Bradley Cooper. /TCH/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here