Ricky Martin nuk ka zbuluar datën e saktë të martesës me të fejuarin Jwan Yosef, por nga deklaratat e tij, kanë filluar të spekulimet se festimet do të fillojnë shumë shpejt.

Në intervistën më të fundit, super ylli njoftoi se ngjarja do të mbahet në Porto Riko. Ai gjithashtu siguron se do të jetë diçka e madhe. “Do të jetë një ngjarje e madhe. Dua diçka masive”, tha Ricky për E! News.

Ikona nga Puerto Ricko aktualisht jeton në Las Vegas, ku performon  hitet e tij më të mëdha në rezidencën “All in”, në Park Theatre brenda Monte Carlo Resort and Casino.
Fituesi i Grammy tha gjithashtu se do të ketë një nuancë ndërkombëtare për të përmbushur të gjitha nevojat e mysafirëve shumëkulturorë. “Ai është nga Suedia (i fejuari) dhe disa nga të afërmit e tij janë nga Siria, kështu që ne do të bëjmë diçka ndërkombëtare”, tha interpretuesi i  “Livin ‘La Vida Loca”.

Sipas tij të gjithë po flasin për martesën, por askush nuk flet për planifikimin e dasmës, sepse është kaq e vështirë  “Nuk e dija se ishte kaq e komplikuar të bëjmë një ngjarje ashtu si duam.”, tha ai.

Gjatë intervistës, Ricky përmendi gjithashtu binjakët Valentino dhe Matteo. “Janë me mua  çdo natë,” tha ai. “Për sa kohë që nuk kanë shkollë të nesërmen, ata janë me mua. Atësia ndryshon jetën e të gjithëve, unë e di që nuk jam babai i vetëm që e thotë, por gjithçka që bëj është bazuar tek fëmijët e mi”, shtoi ai.

“Çdo vendim që bëj është i bazuar në ta dhe fëmijët e mi janë shumë të lumtur , kjo do të thotë që po bëjmë një punë të mirë, jam shumë i lumtur, është e bukur, vazhdon të përgjigjet Martin.
Ndërkohë që ne presim deri sa çifti t’i thonë PO njëri tjetrit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here