Renato e thotë troç: Nëse nuk do të ishte në "Hell's Kitchen" do gjuaja këtë konkurrente

Renato Mekolli është padiskutim një ndër emrat më të përfolur të momentit, me gjithë diskutimet që po shkakton programi “Hell’s Kitchen”

Këtë të shtunë, shefi më i njohur i kuzhinës do jetë i ftuar në një intervistë me Dojna Memën, në  emisionin“Pop Culture”.

Në një video të publikuar nga vetë moderatorja me disa fragmente përmbledhëse të kësaj puntate, ajo e ka pyetur Renaton edhe në raport me femrat.
“Cila është  konkurentja më seksi që ti do e kishe ngacmuar, nëse nuk do të ishe në “Hell’s Kitchen””- është pyetja direkte e Dojnës.
“Nuk është tani. Ani, Ani është”- thotë Renato i vendosur.
“Ajo goca me taka, që t’i i bërtisje “ku shkon me taka ne kuzhinë”?”- e pyeti sërish Dojna.
“Epo kështu lind dashuria” – përgjigjet Renato duke qeshur.
Konkurentja në fjalë u skualifikua dy javë më parë nga programi i njohur i gatimit, nga vetë Renato.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here