Drejtësia italiane ka kërkuar që aktori i njohur Raul Bova të dënohet me 1 vit e gjysmë burg.

Mbi aktorin e njohur rëndojnë akuzat e evazionit fiskal, pasi ky i fundit dyshohet se prej vitit 2005 deri më 2011, kishte paguar një normë të ulët TVSH, ndërsa evazioni prek shifrën e 700 mijë eurosh.

Procesi duket se përfshin motrën dhe ish gruan e aktorit Chiara Giordano. Sipas pretendimeve Bova ka transferuar disa aksione të shoqërisë që menaxhon imazhin e tij, Sammarco Srl.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here