Reperi me prejardhje nga Kosova Granit M., i njohur me me emrin artistikn”Azet” me albumin e tij aktual “Fast Life” zë vendin e parë në toplistën zyrtare gjermane të muzikës.

Por ajo që e bën të veçantë këtë lajm është e dhëna se Azet sapo ka dalë nga burgu, ku mbahej për tregti me drogë dhe për shkaktim lëndimi të rrezikshëm trupor shkruan tag24.de. Megjithatë ai lejohej të dilte nga burgu ndërsa i ishte ndaluar vetëm takimi me kolegët e tij nga grupi “KMN-Gang”.

Ky grup ishte i njohur veç tjerash edhe për përfshirjen në një rrahje masive në stacionin hekurudhor të Dresdenit me grupin kundërshtar “Miri-Clan”, transmeton albinfo.ch. Për këtë arsye policia kohë më parë kishte ndaluar një koncert të raperëve “Kollegah” dhe “Fardid Bang”, nga frika se fansat e “KMN-Gang” mund të ushtronin dhunë.

Por duket se e gjithë kjo nuk ka penguar grupin prej 4 anëtarëve që të ketë sukses në skenën muzikore. Këtë javë albumi i Azet-it, “Fast Life” zuri përnjëherë vendin e parë në toplistën zyrtare gjermane.

Granit M. ose “Azet” është 25 vjeçar nga Dresdeni dhe njihet si bashkëthemelues i grupit të gangster-rapit ”KMN-Gang”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here