Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është i ftuari i radhës në emisionin ‘Xing’.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sa herë që merr pjesë nëpër emisionet argëtuese mundohet të lë anash petkun e politikanit për t’iu përshtatur tematikës së shouit televiziv, shkruan lajmi.net.

Haradinaj i cili është i martuar me prezantuesen, Anita Muçaj i tillë është shfaqur edhe gjatë intervistës së fundit.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, në emisionin ‘Xing’ dyshja janë puthur gjatë transmetimit dhe kjo e ka dëshmuar faktin se jashtë obligimeve politike, para kamerës ai është tejet i thjeshtë.

Momente nga intervista ka ndarë me ndjekësit autori dhe moderatori i emisionit Ermal Mamaqi.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here