Ramush HaradinajLideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, që është i ndaluar në Francë që nga janari i këtij viti, ka uruar ekipin e xhudos kosovare për sukseset e sotme në Poloni.

Pasi Majlinda Kelmendi fitoi të artën dhe Nora Gjakova të bronztën në Kampionatin Evropian, trajneri i tyre Driton Kuka kishte shkruar se shpreson që pas kësaj dite Kosova të ketë një javë të gëzueshme dhe që Haradinaj të kthehet në Kosovë.

Tani Haradinaj ka uruar ekipin dhe thotë se janë nderi dhe krenaria e shqiptarëve. Postimi i plotë i Haradinajt Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, janë nderi dhe kranaria e shqiptarëve! Janë inspirimi im!
Toni Kuka, Majlinda dhe Nora, sot ma keni rrit zemrën! Ja u paça borxh dedikimin e fjalët e mira për mua! Unë besoj në ju dhe në popullin tim!

https://web.facebook.com/Ramush1Haradinaj/posts/550482715076147

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here