VIP Shqiptar

“Rajoni” përjashtohet nga finalja

RajoniËshtë mbajtur nata e parë gjysmëfinale e edicionit të 58-të të Festivalit evropian të këngës – Eurovision, ku janë zgjedhur dhjetë finalistët e parë.

Moldavia, Lituania, Irlanda, Estonia, Bjellorusia, Danimarka, Rusia, Belgjika, Ukraina dhe Holanda do të vazhdojnë konkurrimin në natën finale.

Asnjë përfaqësues nga vendet e rajonit që u prezantuan mbrëmë (e martë) nuk janë kualifikuar tutje. Sllovenia, Kroacia, Mali i Zi dhe Serbia janë eliminuar.

Shqipëria dhe Maqedonia do të prezantohen në natën e dytë gjysmëfinale që mbahet të enjten. Esma Redzepova dhe Vlatko Lozanovski përfaqësojnë Maqedoninë.

Ndërkaq, kënga “Identitet” me interpretim të Bledar Sejko dhe Adrian Lulgjuraj do ta përfaqësojë Shqipërinë për finalen e të shtunës.

Komentoni këtë artikull

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.