Qëndrim Berisha vjen me klipin e ri “Coco” Qëndrim Berisha, këngëtari më i ri i skenës muzikore sapo lansoi këngën e parë.

Ai ka filluar me këmbë të mbarë karrierën si këngëtar, pasi që ky projekt muzikor pritet të ketë një pëlqyeshmëri të madhe, pasi kënga përmban ritëm.

‘Coco’ ashtu siç quhet ky projekt, është prodhim i Bing Bang Beats studio e së cilit ka bërë tekstin dhe muzikën. Më pas projekti është finalizuar edhe me një klip interesant.

Se e ka seriozisht me muzikën, këngëtari pritet ta dëshmoj me publikimin e projekteve tjera të cilat priten të lansohen shumë shpejt.

Këtë rrugëtim, Qendrimi e ka shoqëruar edhe me një fotoset të bërë nga fotografi i njohur Norik Uka.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here