VIP Shqiptar

Puthja e fundit, fotografi në kërkim të ‘Bonnie dhe Clyde’

Një fotograf i Brooklyn ka fiksuar një foto të një çifti të ri newyorkez të cilët shkëmbejnë mes tyre një puthje teksa janë me pranga.

Fotoja e titulluar ‘Puthja e fundit’ është zgjedhur nga finalistët e një konkursi fotografik, por fotografi Mo Gelber, nëse fiton duhet të kenë nevojë për firmën e Bonnie dhe Clyde, personazhet e fotove.

Të dy janë arrestuar në 15 gusht për një mural në Manhattan. Kur agjentët i kanë arrestuar ai po pikturonte ndërsa ajo po ruante.

Vajza i ka treguar fotografit se quhej Alexis Creque, 28 vjec, ndërsa partneri i saj 26 vjeçar është një artist i njohur për muralet dhe të dy kanë pasur një histori dashurie të çmendur, ka treguar vajza për mediat. Vajza është lëshuar, por nuk do të firmosi për autorizimin e fotos, derisa gjykata e Manhattan-it, të nxjerrë nga burgu shpirtin e saj binjakë.

Komentoni këtë artikull

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.