Në ditën e premierës së dokumentarit “Lorik”, ish-futbollisti Lorik Cana zgjodhi të ndajë një pjesë të tij edhe me 377 mijë ndjekësit e tij në “Instagram”.

Në filmin dokumentar të realizuar nga gazetari Andi Deçka, është vetë Loriku që rrëfen historinë e jetës së tij, duke përshkruar të gjitha etapa e rëndësishme.

Filmi nis me pamje të Gjakovës, duke na kthyer në fëmijërinë e ish-futbollistit teksa shkonte pas topit të futbollit. Më tej,  zbulohen një e nga një sukseset e Canës në fushën e gjelbërt si,  transferimi i vështirë te PSG, kalimi i bujshëm te Marseille e deri te Sunderland, Galatasaray e Lazio.

Nuk kishte si të mungonte edhe periudha më e bukur e karrierës, pikërisht Kombëtarja Shqiptare përmes imazheve të rralla të shfaqura.

Loriku nuk është i vetëm në këtë film dokumentar, pasi të gjithë personat që kanë qënë një mbështetje e madhe për të kishin shumë për të thënë për ish-futbollistin.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here