Thashethemet që qarkullonin këto ditë se prezantuesja e njohur Amarda Toska, e njohur nga të gjithë si Ami, është shtatzënë dhe pret fëmijën e saj të parë është konfirmuar mbrëmjen e djeshme nga bashkëshorti i saj, aktori i humorit Ermal Mamaqi.

Teksa ka hapur natën finale të “Dancing with thë Stars” ai është shprehur se këtë natë do të prezantojë i vetëm spektaklin, pasi Ami është pak pa qejf: ” Të gjithë burrat duhet ta kuptojnë se për cfarë e kam fjalën”- ka bërë ai humor.

Dhe më pas ka sqaruar: ” Të gjithë burrat që janë ndodhur në situatën ku ndodhen unë tani”.
Sipas burimeve pranë ciftit, Ami është në fillimet e shtatzënisë, në javën e katërt dhe ashtu sic edhe u pa nga mungesa e saj e mbremshme në spektakël duket se nuk ka nje shtatzani të lehtë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here