Pse Megan Fox qëndron larg rrjeteve sociale?Ajo momentalisht është duke promovuar filmin e saj më të ri “Teenage Mutant Ninja Turtles: Out of the Shadoes”, por në një intervistë të dhënë së fundmi Megan Fox ka zbuluar arsyen se pse qëndron larg rrjeteve sociale.

Aktorja 34-vjeçare, e cila ka qenë e ftuar në programin ‘Sydney Morning Herald”, ka thënë: “Mënyra se si bombardohesh nga opinionet e njerëzve të zakonshëm është shumë e vështirë”.

Teksa shpreh kritikën e saj për rrjetet sociale, ylli i “Transformers” ka shpjeguar se të qëndruarit larg këtyre platformave ka lejuar atë të mos ndikohet apo “preket” nga opinionet e njerëzve.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here