Jennifer Aniston dhe i dashuri i saj Justin Theroux raportohet se kanë planifikuar të bëjnë një dasmë në ishujt e Greqisë në fund të këtij viti.

Ish protagonistja e famshme në serialin televiziv “Friends” thuhet se ka nisur të kërkojë vend ndodhjen sa më të mirë në ishullin e Kretës ku mund të kalojë një ndër momentet më të bukura të jetës së saj.

Aniston raportohet se ka vizituar edhe Elounda Beach Hotel që ofron paketa nga 2,300 dollarë për martesë. Aniston ka lidhje me Greqinë pasi babai i saj ka lindur atje dhe aktorja vet ka jetuar për një vit në fëmijëri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here