Çifti gjatë ditës së djeshme janë përballur me një ‘krizë’ të internetit.

Në profilin zyrtar në Instagramin e këngëtarit Mehedin përgjegja, i njohur si Meda, është bërë jë postim i dyshimtë.

Në postim është shkruar se ai po ndahet nga gruaja, pikërisht më datën 10 shtator, pasi ajo ‘e ka tradhtuar’, shkruan Gazeta Express.

Por, siç Meda ka treguar për lajmi.net, profili i tij është hakuar dhe e kanë bërë postimin, për të cilin këngëtari nuk kishte fare dijeni.

E këtë herë edhe gruaja e Medës, Luljeta ka reaguar, duke postuar një foto të saj me bashkëshortin, ndërsa ka shkruar duke siguruar të gjithë se ata janë bashkë, shumë të lumtur e të dashuruar.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here