VIP Shqiptar

Pas dështimit me Vedatin, Argjentina do bëjë duet me Florin

Ka kohë që nuk kemi dëgjuar këngë të re nga Argjentina Ramosaj. Sa u përfol për një duet me Vedat Ademin, të gjithë fansat ishin shprehur të lumtur, por ky bashkëpunim dështoi. Në një intervistë për ”Panorama plus”, këngëtarja e njohur shprehet se ka 10 muaj që është beqare dhe ndihet mirë, për Vitin e Ri do të këndojë në Maqedoni, si dhe do të sjellë një baladë me Flori Mumajesin. Si e ke kaluar këtë sezon dhe sa e angazhuar ke qenë në muzikë?
Shumë mirë, kam pasur disa koncerte, por më shumë kam qenë e angazhuar me studimet që ishin më primare për mua këta muaj të parë të semestrit. Por kam punuar dhe ka diçka të re që do të lançohet së shpejti.
Është përfolur shumë një bashkëpunim i juaj me një grup në Holandë, deri ku ka arritur ky projekt?
Në fakt, këngët janë regjistruar me dy Dj nga Holanda (Vince le Fin & NouveauBeats). Fakti është që në Holandë janë procedurat më ndryshe se këtu dhe do të zgjasë besoj, nuk e kam idenë se kur do të lançohen këngët.
Ku jetoni për momentin, si vijon axhenda mes Prishtinës dhe Tiranës?
Unë udhëtoj shpesh për shkak të angazhimeve të muzikës, 50% të kohës jam në Prishtinë dhe 50% në Tiranë, edhe Holandën e vizitoj shpesh se e kam familjen atje.
Ke menduar për ndonjë këngë të re për festat e fundvitit dhe ku do të këndoni natën e Vitit të Ri?
Jemi duke punuar një duet me Flori Mumajesin, është një baladë shumë e bukur, besoj do të lançohet para Vitit të Ri. Për natën e fundvitit do jem në koncert në Kërçovë, Maqedoni.
Sa produktive është skena muzikore këto vitet e fundit, sa ke fituar e çfarë ke humbur deri më tani?
Nuk është keq, kohëve të fundit më shumë po fitoj…
Aktuale janë fjalët rreth bashkëpunimit me Vedat Ademin, ku qëndron e vërteta e këtij lajmi, ka pasur shumë reagime? Na trego si ka ngelur raporti juaj.
Unë Vedatin e kam shumë mik të mirë dhe e vlerësoj shumë si artist. Ka pasur disa mosmarrëveshje dhe bashkë me labelin tim vendosëm të ndërpresim duetin.
Po gjendja juaj momentale në sferën sentimentale… Ekziston ndonjë mashkull në jetën tënde dhe çfarë raporti keni me parukierin Armend Gashi?
Ka më shumë se dhjetë muaj që jam beqare. Ndihem shumë mirë dhe jam maksimalisht e lumtur. Përveç që jam kliente e Armendit në sallonin e tij, e kam edhe shumë mik të mirë dhe asgjë më shumë.

BLERAND REXHEPI

Komentoni këtë artikull

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.