I përfshirë me detyrim në titujt bombastikë të medieve ndërkombëtare dhe i akuzuar nga gjysma e botës si një përdhunues, Cristiano Ronaldo po përballet me një famë që asnjëherë nuk e kishte lakmuar.

Futbollisti i kombëtares portugeze, me të gjitha gjasat do të mbrojë veten dhe do të rrëfejë të vërtetat e tij mbi ngjarjen e vitit 2009, në të cilën akuzohet për agresion seksual.Nga kampi i lojtarit të Juventusit ka rrjedhur një deklaratë e Cristiano Ronaldos për të qenë në një videokonferencë në Departamentin e Policisë në Las Vegas, si një shenjë që tregon se nuk ka asgjë për të fshehur mbi historinë që pasoi denoncimi i Kethryn Mayorga, e cila pretendon se është viktimë përdhunimi pas një takimi me futbollistin luzitan në një hotel në shtetin e Nevadës.

Pyetja e lojtarit të Juventusit do të bëhet përmes një videokonference dhe në praninë e avokatit, kjo për shkak të impenjimeve me bardhezinjtë dhe kalendarit të ngjeshur të ndeshjeve. Ndërkohë, avokati i Kethryn Mayorga, vajzës që u pagua 375 mijë dollarë për të heshtur mbi ngjarjen, por që tani ka vendosur të zbulojë çdo detaj, mund të përfshijë në skenë dhe vajza të tjera që pretendojnë se janë ngacmuar nga Ronaldo.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here