Amy Winehouse dhe BlakeKëngëtarja problematike Amy Winehouse ka arritur të pajtohet me ish të dashurin e saj, Blake Fielder-Civil, e pasi që ai të del nga rehabilitimi, është e mundur që ata sërish të fillojnë të jetojnë së bashku.

“Kjo ka qenë biseda jonë e parë pas disa muajsh. E dua më shumë se kurrë më parë dhe ajo më do mua”, ka thënë Blake në një intervistë për tabloidin “News of the World”.

I dashuruari Blake ka shtuar se Amy i duket e shëndoshë dhe e kujton në vajzën që e ka njohur më parë dhe se shpreson që kësaj radhe lidhja e tyre do të ketë sukses.

Blake ka pohuar se më nuk po drogohet dhe po përpiqet të bëj një jetë të shëndoshë, e kur të del nga qendra e rehabilitimit, do të flas me Amyn për çdo gjë, e ndoshta edhe do ta fejoj menjëherë nëse ajo pranon.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here