Për këngëtaren Miriam Cani duket se momenti më i bukur i ditës është mëngjesi.

Nuk është hera e parë që në rrjete sociale këngëtarja publikon foto duke i uruar ndjekësve të saj një ditë të mbarë.

Edhe këtë mëngjes Miriam duket se e ka nisur ditën me një foto ku shfaqet tërësisht  pa make-up ndërkohë që në fytyrë i bien rrezet e diellit.

Këngëtarja, njëkohësisht edhe partnerja e këngëtarit Alban Skënderaj do të nisë së shpejti një rrugëtim të ri në Top Channel, e përzgjedhur si anëtare e jurisë në “The Voice Kids”.

Gjithashtu kujtojmë disa kohë më parë Miriam është bërë nënë për herë të parë me vogëlushen Ameli, duke hequr përkohësisht dorë nga muzika.

Megjithatë prej disa kohësh ajo ka paralajmëruar se së shpejti do të publikoi projektin e saj të radhës, i cili do të shënojë në këtë mënyrë edhe rikthimin e saj në muzikë, pas këtij pushimi. /Gazeta Express/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here