Kohët e fundit ai po përpiqet që t’i tregojë me çdo mjet ish-të dashurës së tij, balerinës Anbeta Toromanit, se është shumë mirë edhe pa të.

Për t’ia vërtetuar më mirë këtë, Oni Pustina ka vendosur ta sfidojë Anbetën në fushën e saj… Pjesëmarrja e tij në “Dancing With the Star Albania” nuk na duket krejt e rastësishme.

Ndoshta Oni ka pranuar ftesën e organizatorëve të këtij konkursi për ta bërë Anbetën të ndihet keq meqë e la Onin për një balerin.

Nuk e dimë në fakt se sa është penduar Anbeta për këtë zgjedhje, ajo që dimë të themi me siguri është se Oni po tregon aftësi shumë të mira edhe në balet, kjo ndoshta edhe për shkak të ndihmës së një prej balerinave më të mira shqiptare, Greta Hushit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here