Ka reaguar ndaj thashethemeve dhe kritikave të shumta të këtyre ditëve këngëtarja seksi Nora Istrefi, e cila pa dashje, duke u justifikuar, ka treguar se ajo së bashku me stafin që ka punuar për këngën më të re “Gangsta”, e kanë vjedhur melodinë e kësaj kënge nga “First of the Year” të Skrillex.
“Gangsta”, e realizuar në bashkëpunim me Zzap & Chriss dhe Bim Bimma-n dukej se do të ishte një prej hiteve të verës 2012, ndonëse kritikat për plagjiaturë e kanë penalizuar disi këtë këngë që deri më tani është klikuar nga disa mijëra fansa, saktësisht 120 mijë klikime.
“Gazetarë, shqiptarë të dashur, kur do ta merrni vesh ju që muzika ka nisur të harxhohet që prej shumë kohësh dhe nuk ekziston asnjë mundësi për të bërë një këngë që të jete unike, që s’përngjan me asnjë këngë të mundshme në botë”, – ka theksuar këngëtarja, duke shtuar se së paku videoklipi është origjinal.
Epo të paktën mirë që qenka videoklipi origjinal…, sepse mes gjithë atyre përshëndetjeve e mirënjohjeve që nga grimierët e deri te producentët, Nora nuk shkruante dot me titra në këngë që për “Gangsta” janë frymëzuar nga “First of the Year” të Skrillex.
