VIP Shqiptar

Noizy: Boll jena përça

Reperi i OTR, Rigels Rajku, i njohur si Noizy, po punon pandarë për realizimin e këngëve të reja.Për t’i publikuar ato të rejat, Noizy ka zgjedhur një formë interesante promovimi, duke i kushtëzuar fansat.

Nëpërmjet faqes së tij zyrtare në Facebook, ai ka ftuar fansat që të shtojnë klikimet në tre këngët e publikuara së fundmi, nëse duan ta dëgjojnë realizimin e tij të fundit, këngën me titull “Boll jena përça”.

Reperi ka shënuar:
“Sa t’i bëjnë 3 këngët e reja 1 milion klikime secila, del kënga: “Boll jena përça”
1.NOIZY – 1 SELAM
2.NOIZY – NOKU VOGEL
3.NOIZY FT SEKO – NA JENA OTR
4.NOIZY – BOLL JENA PËRÇA (COMMING OUT SOON) ”

Ndërkohë, ai nuk lë anash as koncertet. Në mbrëmjen e 20 qershorit, Noizy do të performojë në Prishtinë./Indeksonline/

Komentoni këtë artikull

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.