Ka kohë prej se është distancuar nga skena muzikore, e në veçanti nuk është bërë i gjallë kohë të gjatë që nga ndarja me ish bashkëshorten Krsitela Gjoka.

Noga, duket të ketë vuajtur shumë këtë pjesë, gjë që nënkuptohet përmes deklaratave të pareshtura të tij, në kohën kur kjo ngjarje ishte tejet mediatike.

Bile, jo shumë kohë më parë, reperi pati publikuar një foto të cilës i kishte vënë përshkrimin: “Do të vijë ditë për të gjitha”, shkruan Kosovarja. E kjo, padyshim mund të aludohet se i është adresuar ish bashkëshortes, me të cilën u ndanë në kohë rekord duke u cilësuar si martesa më afatshkurtër e estradës.

Por, ‘kunjat’ në adresë të Krsitelës, po del se nuk kanë fund nga Noga, aq sa kësaj radhe në Instastory reperi ka bërë një postim tejet të rëndë, i cili ngrit dilemë mbi një ‘goditje’ të radhës.Më poshtë ju sjellim postimin e tij, e meqë përmendet pikërisht martesa, nuk ka se si të kuptohet ndryshe veçse ofendimi i radhës adresuar moderatores seksi, Kristela Gjoka.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here