Adoleshenti i njohur Noga ka rrëfyer se si Noizy dhe grupi i tij OTR e kanë marrë peng në Dur rës dhe e kanë kërcënuar me armë për shkak të Unikkatilit.

Gjatë një mbrëmje në Durrës, pasi ka performuar në një koncert për gjimnazin e të rinjve të një shkolle të mesme të Gjakovës që ishin për ekskursion në Shqipëri, reperi i njohur Noizy me grupin e tij OTR e kanë “marrë peng” Noga-n dhe e kanë dërguar në studion e tyre në Durrës që ndodhet tek vendi i quajtur “Rrota e Kuqe”.

“Anëtarët e OTR me Noizyn më kanë kërcënuar me mjete të ndryshme. Ata kanë kërkuar që unë mos të këndoj kurrë më në Shqipëri”, – ka treguar Noga për “KosovaTimes.net”. Siç ka rrëfyer ai, ngjarja ka ndodhur pasi Noga bën pjesë në grupin e reperëve TBA që jetojnë në Amerikë, një nga rivalët e labelit OTR.

“Kjo më ka ndodhur edhe për shkak të një DESS-i që u kam bërë atyre dhe shumë këngëtarëve tjerë. Bëhet fjalë për këngën ‘kick this beat’”, – ka treguar Noga.

Adoleshenti i njohur nga Prishtina është vetëm 18 vjeç dhe para disa javëve ka paralajmëruar se do ta lërë për një periudhë muzikën. Por, në rrëfimin e tij për “KosovaTimes.net”, Noga ka thënë se do të kthehet shumë shpejt me një surprizë të madhe për publikun dhe fansat e tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here