Lopez me këngë të reKëngëtarja e njohur Jennifer Lopez, ka publikuar këngën ‘Ni Tu Ni Yo’ në gjuhën spanjolle, por ka vendosur ta sjellë vetëm në versionin audio.

Prej kohës së publikimit të këngës, ajo arriti të merrte pëlqime që në momentet e para të publikimit, duke u renditur e treta në këngët më të mira në vend.

Mediat ndërkombëtare po e shohin si një ‘luftë’ të hapur me këngën “Despacito”, pasi është hiti i këtij viti dhe mund të jetë vështirë që një tjetër ta zbresë nga lista.

Ndryshe, kjo këngë është pjesë e albumit të saj që do të publikohet në shtator të këtij viti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here