VIP Shqiptar

Nik Xhelilaj nga “Dancing with the Stars”

Valsi i aristokracisë evropiane dhe Rock&Rrolli amerikan kane qene dy gjinitë qe përcollën emocione ne puntaten e radhës te “Dancing with the Stars”.

Spektakli, prodhim i “Tring Digital” dhe “Vizion Plus”, i cili vjen tashme çdo te enjte, solli ne gare 8 personazhet e mbetur VIP nga 12 qe nisen spektaklin. Por, ndryshe nga gara e puntatave te shkuara, kjo e enjte i dha mundësinë VIP-ave te fitonin edhe me shume pike.

Pas votimit te jurisë për kërcimet përkatëse, formati i cili vjen per here te pare ne Shqipëri, prezantoi një sfide te hapur për te gjithë konkurrentet nen gjininë e mambos duke i dhëne piket maksimale personazhit qe mbeti i fundit te piste.

Ky vlerësim bashke me televotën e publikut çuan ne “Dance Off”, për te dytën here radhazi këngëtaren Soni Malaj dhe aktorin Nik Xhelilaj. Pas performances koke me koke me “Rock&Rroll”, juria la ne gare Soni Malajn.

Ndërsa aktori i ri i kinemasë shqiptare, u be kështu i pesti personazh VIP qe largohet nga gara me e famshme e kërcimit, ku qëllimi final janë 50 mije euro. Ritransmetimi i “Dancing with the Stars” vjen te premten nga “Tring Digital”, e te shtunën ne “Vizion Plus”.

Komentoni këtë artikull

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.