Thashethemet për dasëm në Portugali në mes të futbollistit Cristiano Ronaldo dhe partnerës së tij nuk ju kanë gëzuar që të gjithë sipas deklaratave të fundit të Maria Dolores Aveiro.

Në Portugali janë ngritur thashethemet për një dasëm në mes të Cristiano Ronaldo (33 vjeçar) dhe partnerit të tij Georgina Rodriguez (24 vjeçare) pasi kjo është shfaqur me një unazë misterioze në gisht.

Shumë persona janë duke dashur të i shohin ata të dy së bashku në altar. Çifti janë bashkë qe dy vite e gjysmë dhe kanë një vajzë së bashku.

Në një intervistë të realizuar kohëve të fundit, në të cilën intervistë ajo ka folur për prejardhjen e saj, vështirësitë ekonomike për të i rritur fëmijët e saj, nëna e sportistit të famshëm i ka ringjallur thashethemet për një marrëdhënie të keqe me të dashurën e Ronaldos. Ajo ka thënë për të “Ajo nuk është reja ime. Do të jetë reja ime e ardhshme, por nuk është për momentin”.

Këto fjalë kanë ardhur në momentin kur djali i saj është në Kampionatin Botëror, Russia 2018

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here