VIP Shqiptar

Neda dhe Ogreni në karaoke

Tashmë, kanë vendosur të hyjnë në rrjedhën normale të jetës, pa lënë mënjanë argëtimin.

Paparaci ynë i ka fotografuar për herë të parë këtë fundjavë në “Magic 4”, ku kanë qenë në shoqërinë e motrës këngëtare të Nedës, Simonës.

Ata janë argëtuar të tre, pa u parë të përzihen me të njohur të tjerë të tyre, ish-konkurrentë të BB4. Duket se lidhja e Nedës dhe Ogrenit, e shoqëruar me shumë komente mosbesuese nga banorët, tashmë po shkon mirë.

Në katërmujorin e njohjes së tyre, Neda i bëri një surprizë të veçantë Ogrenit, duke shkruar tek muri përballë apartamentit të tij “parullën”: “Gjithmonë bashkë”, një zakon që ajo e shfaqi dhe brenda shtëpisë së vëzhguar. PanoramaPlus

Komentoni këtë artikull

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.