Disenjatorët kanë paralajmëruar një trend të byzylykëve të mëdhenj për pranverën e vitit 2010. Këta aksesorë mode bartin një porosi në vete

Gjatë kohës së neolitit, byzylykët barteshin si hajmali për t’u mbrojtur nga shpirtrat e këqij, derisa në Egjiptin e lashtë ishin simbol i fatit dhe lumturisë. Në mesjetë, bartjen e byzylykëve e kishte popullarizuar sidomos mbretëresha Viktoria e Britanisë.

Disenjatorët e modës kanë paralajmëruar kthimin e byzylykëve të mëdhenj në modën për pranverën e vitit 2010. Ndoshta këta byzylykë nuk barten në funksion të hajmalive, por megjithatë nuk janë vetëm aksesorë të thjeshtë të modës. Kështu, zonjat që do të përcaktohen për bartjen e tyre, do të mund të përcaktohen midis byzylykëve të markave të njohura, si “Dior”, “Chanel” dhe “Marc Jacobs”.

Femrat tradicionaliste do të kënaqen me byzylykët “Burberry Prorsum” dhe “Rick Owens” me ngjyra të metaleve të çmueshme, kurse rebelet e përjetshme do të përcaktohen për byzylykë të artë “YSL” me motive abstrakte të ADN-së.

Rikthimi i byzylykëve të argjendit

Byzylykët klasikë të argjendit gjithmonë janë në modë, por kësaj pranvere/vere do të jenë edhe më të preferuar, sidomos nëse kombinohen me gurë të zi, gjë që jep një kontrast të bukur dhe dërgon porosinë e shijes së hollë të asaj që i bartë. Sido që të jetë, këtë sezon byzylykët do të jenë të mëdhenj./aktualitet/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here