Rezarta Skifteri, diplomuar në Akademinë e Arteve në Tiranë për dizajn tekstil në vitin 2000 dhe e pajisur me një diplomë ndërkombëtare në po të njëjtin vit, është një nga emrat më të njohur në modën shqiptare.

Atelieja e saj është nga me të preferuarat për shumë artistë dhe organizatorë të evenimenteve të mëdha në vend.Një klient mund të deshirojë një veshje sportive, klasike, preta-porte, e deri tek kostumet e banjës dhe aksesorë të tjerë.

Por ajo që spikat në sfilatat e Rezarta Skifterit është stili Houte Couture Alta Moda, një stil ku veshjet edhe vishen, edhe jo. Në sfilatat e saj Rezarta Skifteri ka guxuar të sjellë gruan e viteve ’30, transparente, sensuale, luksoze, me dantella e gurë të cmuar.

Gruas “Made in Skifteri” pervecse delikate dhe shumë shik, i shtohet doza glamur.

E preferuar për stilin e saj, ajo terheq vëmendjen e botuesve të cilët e zgjedhin për kopertina revistash të rëndësishme në vend, ku nje sy stilisti si ai i Rezartes është i besueshëm për t’u kujdesur mbi imazhin e personazheve të zgjedhur.

Megjithëse e angazhuar për orë të tëra gjatë ditës, ajo nuk i mohon vetes shoqerinë e mikeshave të saj më të mira, me të cilat ndan orët kryesisht të fundjavës, udhëtimet apo emocionet e aktiviteteve të ndryshme.

Mira është njëra prej tyre, e cila rrëfen plot entuziazëm shoqërinë shumëvjecare me Rezartën.

“Rezin e njoh prej një kohe shumë të gjatë dhe më ka bërë përshtypje se Rezi është shumë e thjeshtë, shumë ë dashur dhe e sinqertë”, shprehet Mira.

Një tjetër mikeshë e ngushtë e Rezarta Skifterit është Gena, e cila pranon se të qenurit nëna i ka lidhur më tepër me njera-tjetrën.

Të kesh një mike si Rezarta ka plot avantazhe, sepse përvec të tjerash je e orientuar ku të drejtohesh nëse të duhet një veshje për cdo rast, por me dorë të spikatur stilisti.

“Gjëja tjetër që na lidh neve janë vajzat tona që në kemi në krahë dhe ndajmë shumë probleme që kemi me fëmijët tanë”, thotë Gena.

Pas një gruaje të fortë, ambicioze, gjithnjë me një buzëqeshje të madhe në fytyrë dhe me sy që të ftojnë ta njohësh më mirë, fshihet një mama e cila përkujdeset deri në detaje që vajzës së saj 3 vjecare të mos i mungojë asgjë.

Një jetë e lumtur bashkëshortore dhe një rol prej nëne të përkushtuar e plotësojne figurën e një emri që jemi mësuar ta dëgjojmë gjithnjë pas krijimeve origjinale dhe modeleve në pasarela në këto vite zhvillimi në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here