Aktori i njohur John Heard është ndarë nga jeta në moshën 71 vjeçare.

Ai është gjetur i vdekur të premten, në dhomën e tij të hotelit, në Palo Alto, Kaliforni, por ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes.

Karriera e Heard si aktor, filloi që në vitin 1970, por ai u bë i njohur në vitin 1990, në filmin “I vetëm në shtëpi”.

Në këtë film, John Heard luante rolin e Peter McCallister, babait të Kevin, fëmijës protagonist të filmit.

Ai ka luajtur edhe në filma të tjerë si “Cutter’s ëay”, “C.H.U.D and Gladiator”, opposite “Cuba Gooding”, etj., si dhe është nominuar për çmimin “Emmy”, për rolin e tij në serialin televiziv “Sopranot”. / Top Channel/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here