Natë vere në Elbasan (foto)Edhe pse shiu kishte nisur të bjerë gjatë gjithë ditës se djeshme, nata e mbremshme ka sjellë një tjetër atmosferë në qytet. Pa perënduar mirë dielli, me qindra qytetarë kanë dalë në sheshin para portës së Kalasë për të ndjekur aktivitetet kulturore të iniciuara nga bashkia e qytetit.

Aktivitetet kanë nisur me një koncert të Qendrës Kulturore të Fëmijëve, i cili do të vijojë me këngë dhe valle të Ansamblit “ Isuf Myzyri“, ndërsa rreth orës 23.00 këngëtarja e madhe cigane me famë botërore, Esma Rexhepova eshte ngjitur në skenën e improvizuar në qendër të qytetit.

Mbreme i gjithë qyteti ka festuar ardhjen e Ditës së Verës, nën ritmin e këngëve popullore të Shqipërisë së Mesme nga këngëtarë të njohur si Silva Gunbardhi, Pirro Cako, motrat Libohova, etj.

Ndërsa qendra është mbushur me shtëpiza në formë çadrash ku tregtohen produkte të ndryshme si edhe ëmblësira e ditës së verës ballakumja.

Në programin e Bashkisë edhe këtë vit nuk do të mungojnë fishekzjarret si edhe përshëndetja e vetë kryetarit Qazim Sejdini. Edhe pse nuk dihet me saktësi mësohet se edhe këtë vit do të jenë më shumë se 500 mijë vizitorë që do të festojnë Ditën e Verës në Elbasan, ndërsa të gjithë urojnë që kjo ditë të lindë me diell si çdo vit.

Dita e Verës” është festë e përtëritjes së natyrës e vazhdimësisë së jetës, me prejardhje pagane. Në Elbasan është bërë festë popullore e mbarësisë familjare, e festuar nga të gjithë pa dallim. Festohet më 14 Mars, pikërisht kur mendohet se ka filluar mbirja e bimësisë tradicionale si karakaftet dhe manushaqet.

Burimi: Vipat.info

koncertielb

elbasan

gezuarditeneveres

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here