Rokerët e grupit Muse do të pranojnë çmimin e këtij viti ‘Nordoff-Robbins Silver Clef’ edhe pse e kishin refuzuar atë në vitin e kaluar.

Grupi e pranoi këtë nominim nderi në vitin e kaluar, për muzicientët të cilët kanë mbledhur më së shumti para për bamirësi, por e refuzuan atë duke thënë se nuk e meritojnë. Por grupi tash është pajtuar ta marrë çmimin.

“Ne jemi të ngazëllyer që do të prezantohemi këtë vit në Nordoff Robbins Silver Clef dhe do t’u bashkohemi artistëve si Robert Plant, David Bowie, Pink Floyd, Elton John dhe The Who”, ka thënë lideri i grupit, Matt Bellamy. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here