Këngëtaret e njohura, Greta dhe Eni Koçi, këtë të diele ishin pjesë e emisionit “Summer: 1 Kafe me Labin”.

Gjatë bisedës në emision, motrat Koçi kanë treguar se ka raste kur zihen mes tyre në shtëpi, për shembull për veshjet, transmeton Koha.net. Po ashtu, ato kanë zbuluar se xhelozojnë njëra-tjetrën për sukseset e këngëve të tyre por në fund të fundit, thonë motrat, se janë të kënaqura.

Gjithashtu, në pyetjen se a do të ketë ndonjë këngë të përbashkët të motrave Koçi në të ardhmen, ato janë përgjigjur se njëherë nuk planifikojnë një gjë të tillë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here