Argjentina Ramosaj, pas ndarjes nga i dashuri i saj prej shumë vitesh, shpesh herë është përfolur nga mediat rozë për shoqërimin e saj me meshkuj të ndryshëm, duke aluduar në lidhje dashurie.

Ajo asnjehere nuk eshte kunderpergjigjur ndaj ketyre shkrimeve, duke ia lene kohes qe ta deshmoje te verteten.

Në rradhën e meshkujve të përfolur për romancë me Argjentinën, së fundmi është gjendur parukieri nga Kosova, Armend Gashi.
Mediat njoftuan se ai është ndarë nga e fejuara e tij Brikena për t’u lidhur me këngëtaren bukuroshe Ramosaj, por ai e ka mohuar një fakt të tillë, duke lënë të kuptohej që ndoshta më vonë mund të kishte diçka midis tyre.

“Unë jam mjaft i afërt me shumë nga këngëtaret që janë pjesë e klientelës time. Midis tyre edhe me Argjentinën. Madje e kam edhe shoqe shumë të mirë, me të cilën kam dalë disa herë, ashtu siç dal edhe me këngëtare tjera që i kam përveç kliente, edhe shoqe, ” ka thënë ai për mediat shqiptare, duke thënë se për momentin nuk ka asgjë më shumë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here