2Ajo ka mbi 21 milion ndjekës në Instagram, është shumë e pasur dhe është bashkëshortja e një prej këngëtarëve më të pëlqyer të momentit.

Bëhet fjalë për modelen Chrissy Teigen, gruan e këngëtarit John Legend, i cili i kushtoi edhe këngën “All of me”.

Mirëpo modelja ka treguar se fundmi se ka një pjesë në trupin e saj që jo vetëm nuk i pëlqen por ajo përpiqet ta fshehë sa të mundet.

Bëhet fjalë për gishtat e këmbëve të saj. E ftuar dje në “The Ellen DeGeneres Show”, 32-vjeçarja tregoi sekretin që e “mundon”.

Ajo tha: “Këmbët e mia janë të tmerrshme. Tani e di që do fokusoheni tek ato. I kam si këmbë aziatike që jetojnë në xhungël, të krijuara për t’u ngjitur në pemë. Madje në kontratën me Sport Illustrated ju bëra të ditur se nuk do t’i nxirrja këmbët dhe i zhyta në rërë.”

Modelja u përpoq t’i fshihte me çdo kusht gjatë emisionit. Më pas prezantuesja e pyeti se përse nuk mban këpucë që nuk ia ekspozojnë këmbët.

Ndërsa modelja u përgjigj me humor:

“Nuk vesh dot çizme dhe mendova se askush s’do të m’i shihte nga afër. Xhon (Legend) thotë gjithmonë se kur unë të vdes në vend që të më mbulojë fytyrën ai duhet të më mbulojë menjëherë këmbët. E ke parasysh që njerëzit mundohen të bëjnë operacion fytyrën ose të pasmet, ndërsa unë mendoj vetëm për këmbët.”


PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here