Mischa Barton preferon që të puthë femratMischa Barton ka zbuluar se ajo preferon që të puthë femrat. Aktorja 23 vjeçe, e cila fshehtas ishte vendosur në një klinikë psikiatrike për shkak të depresionit, thotë se e ka më të lehtë që të relaksohet afër vajzave.

Nuk e di se pse vjen kjo. Kjo nuk më mërzit aq shumë. Është shumë më e lehtë që të puth një vajzë tjetër. Jeni shumë më e relaksuar duke xhiruar dhe mund të qeshësh.

Kjo mund të jetë paksa tensionuese kur je me një mashkull”, ka thënë ajo. Barton ka xhiruar skena të dashurisë me aktoren Aleks Kelli në serinë ‘O.C.’, kur karakteri i saj Marisa Kuper ishte bërë një lesbike.

Ajo gjithashtu ka puthur Eva Rakell Vudin në filmin ‘Once And Again’ dhe është paraqitur në filmin ‘You And I’, rreth dy adoleshenteve që bien në dashuri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here