VIP Shqiptar

Minogue u kërkon falje fansave që mbetën pa bileta

Kylie Minogue u ka kërkuar falje fansave të zhgënjyer australianë, pasi biletat për turneun e saj janë shitur për 15 minuta.

Ylli i muzikës pop është duke u përgatitur për turneun e quajtur ‘Anti Tour’, me ç’rast do të performojë nëpër vende të vogla përpara fansave të saj për të shënuar 25 vjetorin e karrierës.

Biletat e dy koncerteve të para në Sydney dhe Melbourne që do të mbahen këtë muaj,s dolën në shitje të mërkurën, mirëpo ato u shitën aq shpejt saqë disa fansa kanë mbetur të zhgënjyer.

“Na vjen keq për ata fansa të cilët nuk siguruan bileta dhe jemi shumë të kënaqur për durimin dhe mbështetjen tuaj”, thuhet mes tjerash në komunikatën e lëshuar në faqen e këngëtares.

Komentoni këtë artikull

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.