Amine Gulse është një ndër aktoret më të mira turke ndërsa bëhet temë e mediave rozë edhe në botë shkaku i lidhjes me futbollistin e Arsenalit, Mesut Ozil.

Madje, çifti tashmë po planifikojnë të martohen në një ceremoni private.

Lojtari 28-vjeçar raportohet se i ka propozuar 24-vjeçares përmes 100 trëndafilave të kuq dhe një unazë që kushton rreth 50 mijë euro.

Spekulimeve i është shtuar zërat edhe se Amine është parë teksa zgjedhte fustanin e nusërisë tek një stilist i famshëm turk.

Ndryshe, Ozili do ta shohim edhe sezonin e ardhshëm në Ligën Premier ndërsa Gulsen do të paraqitet në projektet e reja filmike.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here