Këngëtari i njohur Meda ka publikuar këngën e tij më të re “Happy”, që në shqip përkthehet “I lumtur”.

Kënga është ritmike verore, dhe është punuar nga Alban Furtuna në muzikë dhe orkestrim, ndërsa tekstin e ka shkruar Ghulo.

“Happy” është publikuar në YouTube edhe me një klip mjaft veror, i cili është punuar nga BUG Production.

Përndryshe, Meda duket të jetë ndër këngëtarët më aktivë gjatë verës, pasi ditë më parë ai ka sjell në treg bashkëpunimin “N’extrem” me Nurteel, ndërsa së shpejti pritet të publikojë edhe një tjetër bashkëpunim me Gold AG.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here