Këngëtarja e Evanescence, Amy Lee ka folur rreth ambicjeve të saj për të bërë muzikë jashtë grupit, duke thënë se do të pëlqente të krijonte diçka të cilat nuk do të përmbanin “zhurmën e lartë të kitareve” dhe tregoi gjithashtu se është duke punuar në disa këngë të lehta.
Rokerët kanë realizuar albumin e tyre të tretënë tetorin e kaluar dhe Lee tha se ata do të bëjnë një pauzë të shkurt sapo të përfundojnë turneun në Britaninë e Madhe në nëntor.
“Mua më pëlqejnë të gjitha rrymat e muzikës. Evanescence janë sikur veshja që mua më pëlqen. Asnjëherë skam menduar se më duhet të largohem. Mua më pëlqejnë edhe këngët e lehta, dhe zënë vend të madhë në zemrën time. Më pëlqen të bëj muzikë që nuk është e përshfirë nga kitarat me zë të lartë. Edhe pse më pëlqen agresiviteti që ato sjellin, prapë dua të provojë diçka pa to”.
