VIP Shqiptar

Më në fund e zbuloi problemin e saj të madh

Edhe pse u duk se pas lindjes së fëmijës së katërt, përkatësisht vajzës së parë Harper, ishte gruaja më e lumtur në botë, Victoria Beckham ka kaluar nëpër ferr.

Gruaja e futbollistit të famshëm dhe kreatorja e suksesshme foli për mediat britanike në lidhje me muajt e vështirë pas lindjes së fëmijës së katërt dhe luftës me depresionin pas lindjes.

Gjëja më e vështirë, siç thotë ajo, ishte kur lindi djalin Brooklyn.

Tre muaj kam luftuar me ndjenjën e zbrazësisë, nuk kam hequr tutat dhe kam qarë nga mëngjesi deri në mbrëmje. Kam qarë në telefon para nënës, motrës, miqve dhe bashkëshortit”, pranoi Victoria, duke shtuar se asaj në ato kohë të vështira më së shumti i ka ndihmuar Davidi.

“Ky ishte depresioni pas lindjes, të cilin asnjëherë nuk e kam kaluar”, përfundoi ajo.

Ish-anëtarja e bendit të famshëm britanik të femrave “Spice Girls” së bashku me futbollistin anglez, David Beckham, ka edhe tre djem, Brooklynin 13-vjeçar, Romeon 10-vjeçar dhe Cruzin 7-vjeçar.

Komentoni këtë artikull

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.