Rozana Radi i ka kushtuar disa orë ndjekësve të saj në ‘Instagram’ me anë të postimeve të pyetjeve dhe përgjigjeve që ata kanë dërguar.

Ndër to vëmendje mori njëra prej pyetjeve, ku moderatoren dhe këngëtaren e njohur e pyesin: “Me kë jeton në shtëpi?”.

“Jetoj me mungesën e madhe të dy prindërve të mi. Për fat nuk kam mundësi t’ia puth dorën nënës dhe t’i them faleminderit babait për shkollën e mirësisë që më dha”,-shkruan ajo.

Shpesh Rozana i kujton prindërit me postime të ndryshme. Dhimbja për ta pas largimit nga jeta nuk është zhdukur asnjëherë, ndërsa malli shtohet çdo ditë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here