Mary McBride performojnë sot në PrishtinëPas performancës së tyre në Tiranë, performancë kjo që u mirëprit shumë nga të rinjtë e qytetit shqiptarë, Mary McBride Band, sot do të performojnë në parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Para koncertit, duke filluar nga ora 11:00, bendi “Mary Mc Bride” do të defilojë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Ky koncert është pjesë e turneut ndërkombëtarë të bendit që na sjellin muzikën rok dhe blues. Ky turn i kushtohet personave me aftësi të kufizuara, ndërsa bëjmë të ditur se koncerti që do të mbahet në Prishtinë është mbështetur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë dhe Komuna e Prishtinës. Koncerti fillon nga ora 19:00.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here