aurelaKëngëtarja shqiptare, Aurela Gaçe, është martuar me të dashurin e saj të kahmotshëm, Skerdin, në një ceremoni që e ka organizuar vajza e çiftit.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Aurela dhe Skerdi ndërruano unazat më datën 20 shtator në një ceremoni interesante të organizuar nga vajza Grace.

Ceremonia martesore është mbajtur në Stela Resort dhe të pranishëm ishin miq dhe familjarë të çiftit.

Telegrafi ju sjell foto nga kjo ceremonia martesore e këngëtares që na përfaqësoi edhe në Eurovision kohë më parë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here