VIP Shqiptar

Manekinet më të kërkuara në botë

Anja Rubik është modelja më e kërkuar në botë, sipas “Fashion Spot”. Në vendin e dytë gjendet Freja Beha Erichsen, e treta është Lara Stone, ndërsa top pesëshin e përmbyllin Abbey Lee Kershaw dhe Costance Jablonski.

Në listën e modeleve më të kërkuara janë përfshirë manekinet të cilat kanë pasur më së shumti revy të modës në 12 muajt e kaluar, paraqitjet e tyre në shtyp, si edhe në bazë të numrit të fansave që kanë nëpër rrjetet sociale.

Anja Rubik është shfaqur në 59 ballina revistash dhe publikime të tjera, ndërsa ka prezantuar koleksione në 43 revy. Në Facebook dhe Twitter ajo ka 55.000 fansa, ndërsa emri i saj është kërkuar në Google rreth tre milionë herë brenda një viti.

Komentoni këtë artikull

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.