Ai është ndër reperët më të njohur në skenën muzikore.

Bëhet fjalë për Majkun i cili përveç muzikës që ai bën e stilin e tij të veçantë, ka kohë që është bërë shumë i përfolur për shkak të lidhjes së tij me modelen Majlinda Zeka dhe së fundmi që kur ka pranuar atësinë e Roanit.

Ndonëse ende nuk është e qartë se si qëndrojnë raportet mes Majkut e Majlindës, ata të dy po kujdesën për Roanin e vogël.

Këtë mund ta vëreni përmes fotografive që ata postojnë në rrjetet sociale.Majku kohë pas kohe sjell për fansat ndonjë fotografi të Roanit.

E së fundmi ai vjen me një fotografi shumë të ëmbël.Majku në profilin e tij në Instastory ka postuar një fotografi të Roanit teksa ai shihet me mrrola.

Ndërkohë ai ka lënë disa emoji ku tregon se Roani është nervoz një emoji duke qeshur dhe një zemër.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here