Madonna, ka hequr dorë nga një veprim i planifikuar, që pritej të shkaktonte shumë polemika, veçanërisht në botën islamike.

Këngëtarja e famshme britanike, kishte parashikuar që për videoklipin e ri muzikor “Superstar”, të vishej si një nuse myslimane, në shenjë proteste ndaj shtypjes së grave dhe luftës.
Kostumi i këngëtares 54 vjeçare do të ishte një kombinim i veshjeve tradicionale të nuseve irakiane dhe uniformës ushtarake amerikane.
Por, ajo u është bindur këshillave të bashkëpunëtorëve të saj, se një akt i tillë do të mund të nxiste reagime të padëshiruara.

Gjatë muajit të kaluar, Madonna nxiti shumë polemika, kur gjatë koncertit të saj në Washington, tha se : “Obama ishte një zezak mysliman”, duke u sqaruar më pas se ky ishte një “koment ironik”. /

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here