MadonnaNdonëse kohët e fundit po kritikohet për karrierën e dobët artistike të saj, Madonna ka lë pas këto kritika dhe ecën përpara.

Një tjetër risi që ka sjellë këtë herë është pikërisht inagurimi i “Hard Candy Fitness Club”, që është në pronësi të vet këngëtares dhe ndodhet në Moskë.

E gjendur në këtë qytet prej disa ditësh ku dhe po zhvillon një turne muzikor, Madonna ka shfrytëzuar rastin për të bërë inagurimin e palestrës së saj në Moskë. Në këtë ceremoni 53-vjeçarja ka shfaqur një pamje tepër të re, ndoshta edhe për shkak të linjave trupore tepër elegante të saj.

E veshur me fustan të shkurtër ngjyrë të zezë të Givenchy, çizme të zeza e të larta të Yves Saint Laurent dhe doreza pa gishta të Chanel, Madonna ka përshëndetur të pranishmit në palestrën e saj e cila është 3.500 metra katrorë dhe përfshin një sallë fitnesi, pishinë, spa, sallë për ring dhe për boks, gjithashtu ndodhet edhe një sallë enkas për yoga.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here